Ora News - Kushëriri i Lazër Arrajt lirohet nga burg, vrasja mbetet pa autor

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Është liruar nga burgu Marash Arraj, i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij Lazër Arraj në fshatin Shosh të Dukagjinit.

Gjykata ndryshoi masën nga "arrest me burg me afat 40 ditë" në ?arrest shtëpie?.

Ndryshe nga policia, Prokuroria ngriti ndaj 26-vjeçarit vetëm akuzën "për moskallëzim krimi", duke kërkuar masën "arrest shtëpie". Ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masën "detyrim paraqitje".

Në gjykatë mbërritën edhe përgjigjet për provat materiale dhe i dyshuari nuk rezulton i përfshirë në asnjë përgjigje ekspertimi.

Marash Arraj ka mohuar që në fillim akuzën ndaj tij duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e kushëririt dhe se nuk ka dijeni se kush e ka vrarë.

Vrasja ndodhi më 21 tetor dhe Lazër Arra u gjet i vdekur nga 26-vjeçari dhe familjarët e tij.

55-vjeçari kishte shkuar në fshat për të mbledhur ushqimet e dimrit, por u ekzekutua me armë zjarri.

Ai u qëllua për vdekje, teksa po transportonte me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vrasja-e-lazer-arres-lirohet-nga-burgu-kusheriri-i-tij

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended