Projektbuxheti 2020/ 200 mln $ për rindërtimin e shtëpive dhe godinave të shkatërruara nga tërmeti

  • 5 years ago
Qeveria ndryshoi në minutat e fundit projektbuxhetin e vitit 2020 duke programuar 200 milionë dollarë për ndërtimin e banesave dhe veprave publike që u dëmtuan nga tërmeti i datës 26 nëntor.


Fondi prej 200 milionë dollarësh i rindërtimit vjen si shtesë në shpenzimet e programuara të buxhetit 2020, jo nga shkurtimi i shpenzimeve të tjera.

Por si qeveria planifikon ti gjejë këto para? Gjysma ose 100 milionë dollarë vijnë nga rritja e huamarrjes nga 290 milionë dollarë që ishte parashikuar në 390 milionë dollarë. Por sipas ahmetaj kjo rritje e huamarrjes nuk e ndryshon trajektoren e borxhit publik ndaj Prodhimit kombëtar, pasi borxhi do te vazhdoje te ulet.

Gjysma tjetër e fondit vjen nga donacionet. Deri më tani qeveria ka grumbulluar gati 40 milionë dollarë nga donacionet, ndërkohë që pret shumë më tepër.

Sipas Ahmetaj plani i qeverisë është që deri në krishtlindjet e këtij viti të ketë hequr të gjitha inertet nga qytetet e dëmtuara, ndërsa deri në krishtlindjet e vitit të ardhshëm të ketë ndërtuar banesat për të paktën 80 për qind të qytetarëve që kanë mbetur të pastrehë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended