Kush do drejtojë SPAK? Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili hyjnë në garë

  • 5 years ago
Njëri prej prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili do jetë drejtuesi i Prokurorisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të tre rivalët shfaqen interesin në KLP që brenda datës 19 dhjetor pritet të zgjedhë kryeprokurorin e SPAK.

Edvin Kondili, siç Top Channel mëson nga burimet jo zyrtare tregon vizionin e tij për drejtimin e SPAK, duke i kthyer prokurorët në një skuadër që do hetojë në unitet. Ndërkohë, pretendenti tjetër për kryeprokuror në SPAK , Arben Kraja premton, sipas burimeve, kushte pavarësie për prokurorët që do hetojnë krimin dhe korrupsionin me sekretin se çelësi i suksesit do jetë bashkëpunimi me ndërkombëtarët.

Altin Dumani, gjithashtu një emër potencial për kryeprokuror në SPAK, ka bashkangjitur veç eksperiencës personale në hetimin e korrupsionit edhe strategjinë e tij që fokusohet tek hetimet proaktive.

Por deri me tani lista e prokuroreve të SPAK përbëhet nga tetë emra prokurorësh, nga 15 që duhet të jenë. Megjithatë, se bashku me Anita Jellen, e cila u konfirmua në detyrë nga KPK gjatë kësaj të marte numri i prokurorëve të SPAK shkon në nëntë, në rast se vendimi për prokuroren nuk apelohet.

Ndryshe nga ritmet e muajve të mëparshëm te KPK, me shpejtësi para vettingut ka dale edhe Anton Martini i cili synon te jetë në ekipin e prokurorëve të posaçëm, qe do hetojnë korrupsionin, doli para vettingut. Ai ju nënshtrua te tre komponentëve.

Në brendësi të kësaj panorame, duket se organet e vettingut i janë rikthyer ritmit për te kontrolluar sa me shpejt njerëzit që do jene ne SPAK dhe GJKKO, siç ndodhi edhe me gjyqtarin Klodian Kurushi, i cili ka dhënë pëlqimin për te qenë gjyqtar i posaçëm. Pas konfirmimit ne detyrë gjyqtari tregoi për Top Channel sfidat që e presin.

Pritet qe mëse 600 procedime penale të Prokurorisë se Krimeve të Rënda të kalojnë për kompetencë në prokuroritë e zakonshme, dhe gati 160 dosje te tjera do ti besohen SPAK.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#KLP#TopChannel

Recommended