Kufiri me Malin e Zi - (28 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pika doganore e Hanit të Hotit vazhdon të jetë e hapur dhe të punoj normalisht. Sipas agjensisë tonë të lajmeve por dhe asaj italiane ANSA, në një lajm thuhej se forcat dhe armë të rënda të ushtrisë Jugosllave janë vendosur mbrëm në kufirin e Malit të Zi me Shqiperinë për të bllokuar kalimin normal të njerëzve. Por vetëm disa orë më pas këtij lajmi një tjetër ka përmbysyr gjithçka. Sipas një gazetari të agjensisë Reuters, nuk është e vërtetë që dogana është mbyllur, duke shtuar se trafiku ne te dyja anet e kufirit ka vazhduar normal.

Sipas një gazete Jugosllave, ushtria e Jugosllavise po kryen thjesht stërvitje afër kufirit. Gazeta proqeveritare malazese insiston se ushtria federale është në gadishmëri në rritje dhe armatim e oficerë të rinj janë dislokuar në kufij me shqipërinë duke bllokuar çdo lidhje me të.

Megjithatë pika e Hanit të Hotit është në funksionim normal të aktivitetit të saj edhe pse ethet e një konflikti të ushtarëve serb po rriten./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended