Denoncimi në Report Tv, punonjësit e bashkisë Tropojë marrin pagat! Kryetari: Fajin e ka paraardhësi

  • 5 years ago
Pas denoncimit në Report Tv punonjësit e bashkisë së Tropojës kanë marrë pagën e muajit nëntor, që ende nuk kishte kaluar. Kryebashkiaku Rexhë Biberaj në një prononcim për Report Tv pranoi problemin pas denoncimit dhe premtoi se brenda një ore cështja do të zgjidhet dhe kështu ndodhi, punonjësit morën rrogën. Fajin për këtë problem ai ia faturoi ish-kryebashkiakut, Besnik Dushaj që ishte zgjedhur nga PD-ja.

"Nuk janë dhënë pagat vetëm për këtë muaj, por do t?i kalojmë pas 1 ore. Shkak për mos hedhjen e pagave është mungesa e buxhetit. Gjatë muajit Qershor të 2019 ish-kryebashkiaku ka punësuar 60 punonjës më shumë në bashki. Punësimi i më shumë punonjësve ka sjellë që të kemi probleme me pagat. Drejtuesve nuk do t'i kalojë paga, punonjësve të tjerë po i kalon" tha kryetari i bashkisë, Tropojë Rexhë Biberaj në prononcimin për Report Tv

Recommended