LDK ka kusht postin e presidentit

  • 5 years ago
Që nga e shtuna ende nuk janë takuar krerët e LVV-së e LDK-së për të arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës. LDK është pro koaliconit por thotë se nuk heq dorë nga presidenti. Madje I ka ofruar LVV-së që të ketë 6 ministri. Kjo parti po e prêt ftesën e Kurtit për takim.
Lidhja Demokratike e Kosovës është në pritje të ftesës nga Lëvizja Vetëvendosje për takimin e radhës për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës.
Kreu i LDK-së Isa Mustafa pas takimit të Këshillit të Përgjithshëm të partisë tha se janë të interesuar për koalicion qeverisës me këtë parti por paraprakisht të merren vesh për të gjitha pozitat.
Ndërsa që të marrë LDK postin e presidentit i kanë ofruar LVV-së të ketë 6 ministri e LDK 4.
Mustafa tha se synohet bashkëqeverisje jo në mes të rivalëve por partnerëve politik, ndërsa plani B i LDK-së është shkuarja në opozitë.
Paradite kreu I LVV-së Albin Kurti ka kritikuar Mustafën se ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm para marrëveshjes.
Janë bërë tri javë nga certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit dhe LVV_ja e LDK-ja ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës ndonëse kreu i partisë fituese Albin Kurti kishte premtuar se marrëveshja do të nënshkruhet më së largu katër ditë pas certifikimit të zgjedhjeve.
Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended