Basha: Vendi ne krize humanitare, qeveria nuk vepron

  • 5 years ago
Ftesës së vazhdueshme të kreut të qeverisë për bashkëpunim pas tërmetit, por edhe ironisë pas mbledhjes së kryesisë, Lulzim Basha vijon ti përgjigjet me akuza. Pas vizitës në Thumanë, nëpërmjet një videomesazhi kryetari i opozitës thotë se është alarmante gjendja e banorëve të pastrehë.
?Dëshpërimi mbretëron kudo, varfëria është thelluar dhe tashmë ka nisur një pasojë tjetër e tmerrshme e kësaj krize humanitare?.
Fajin ia adresoi qeverisë.
?Jemi në një krizë humanitare, me përmasa të plota, e cila vetëm sa do të thellohet. Sepse shteti nuk po vepron. Qeveria dhe kryeministri e kanë mendjen tek parada mediatike, propaganda dhe po bëjnë gati të ngrenë mbi rrënojat e tërmetit një tjetër megaaferë korruptive, vjedhje, zhvatje dhe grabitje?.
Basha thotë se zgjidhja është largimi i kësaj qeverie.
?Rruga për ta zgjidhur këtë krizë duhet të nisë me përpjekjet e të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake, për të patur një qeveri të përgjegjshme. Një qeveri e cila ndihmon në kapërcimin e pasojave të tërmetit dhe bën gati të gjitha masat dhe të gjitha instrumentet për t?u ardhur në ndihmë njerëzve të goditur kaq rëndë dhe për të ndalur rrokullisjen e ekonomisë kombëtare, në një greminë edhe më të thellë?.
Sipas kreut të opozitës nga zgjidhja e krizës politike, kalon edhe zgjidhja e krizës ekonomike.

Recommended