Armeni – Fillojnë hetimet për shitje dhe blerjen e foshnjeve

  • 4 years ago
Suzan Patvakanian, ka kërkuar prej vitesh vajzën e saj që kur mjekët në Armeninë post-sovjetike e detyruan të hiqnin dorë nga foshnja e saj, rreth dy dekada më parë.


Tani, 35 vjeç, ajo ndan historinë e saj me agjencinë e lajmeve AFP, ndërsa autoritetet, këtë muaj, arrestuan shefin e një spitali gjinekologjik, atë të një jetimoreje dhe zyrtarë të tjerë, në kuadër të një hetimi për një skemë adaptimesh të paligjshme që besohet se ka operuar prej vitesh.

Patvakanian akuzon shefin e spitalit dhe mjekët e tjerë se i kishin bërë presion të hiqte dorë nga e bija. Ajo ishte vetëm 16 vjeç kur mbeti shtatzënë dhe pas lindjes, mjekët armenë kishin kërcënuar e do të padisnin të atin në polici ndërkohë që e detyruan Suzanën të nënshkruante një dokument me të cilin pranonte të hiqte dorë nga foshnja.

Unë qava, nuk doja ? thotë ajo në një intervistë.

Suzana duket se është vetëm një nga dhjetëra gratë, viktima të këtij rrjeti të fshehtë të shitjes së foshnjeve, që tani është subjekt i një hetimi zyrtar në ish vendin e varfër sovjetik. Liderët aktualë të Armenisë kanë urdhëruar një hetim të plotë të skemës, që sipas tyre besohet se ka funksionuar për shumë vite.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Armeni#TopChannel

Recommended