Rruga Durrës – Morinë financimet - (20 Mars 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Rruga Durrës ? Morinë do të riparohet brenda 3 viteve në saj të kredisë prej 13 milion dollarësh dhënë nga Banka Botërore për qeverinë shqiptare me afat shlyerje prej 40 vjetësh. Kjo rrugë është demtuar nga lëvizja e dendur e njerëzve dhe automjeteve të rënda gjatë muajve të luftës në Kosovë.

Projektligji për këtë financim të Bankës Botërore, u diskutua sot në komisionin e ligjeve. Tenderi do të organizohet nga drejtoria e përgjithshme e rrugëve me mbikqyrjen e Bankës Botërore. Kjo bankë ka dhënë dhe 1.5 milion dollarë për riparimin e rrugës Berat ? Çorovodë.

Projekti i Bankës Botërore synon riparimin e rrugës Durrës ? Morinë, kryesisht në mbylljen e gropave ndërkohë që ende nuk ka afate për rindërtimin e saj të plotë./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Recommended