Lojë me zjarrin, stacioni hapësinor ndërkombëtar

  • 5 years ago
Loja me zjarrin mund të jetë e rrezikshme, aq më tepër kur është e kufizuar brenda një kapsule hapësinore që pluskon 400 km mbi tokën. Por, gjatë javës së shkuar, astronautët e stacionit hapësinor ndërkombëtar, kanë ndezur qëllimisht një seri zjarresh në një kërkim që kishte si qëllim të studionte sjelljen e flakëve në kushtet e mungesës së gravitetit.


Shkencëtarët pas eksperimentit, të titulluar djegie e kufizuar, thonë se kjo do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë nga zjarri në stacion dhe në misionet e ardhshme hënore duke shtuar shanset e parashikimit se si një flakë mund të avancojë në gravitet zero.

Në tokë, graviteti tërheq ajrin më të ftohtë poshtë, në qendër të flakëve, duke ngritur lart ajrin e ngrohtë. Ky proces i jep oksigjen zjarrit dhe si pasojë flakët kanë një formë karakteristike të një pike loti.

Ndërsa në kushtet e gravitetit zero, flakët mund të jenë sferike ose të stërzgjaten nga rrjedha të jashtme ajri. Eksperimentet e fundit nuk janë të parat në stacionin hapësinor, por po studiojnë procesin më në detaje.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

#Play#Fire#TopChannel

Recommended