Report TV -Po lëviznin me 170 kmh në Tiranë-Durrës arrestohen 10 pilotë

  • 5 years ago
Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 01.00 të mëngjesit të sotëm janë arrestuar 10 shoferë, janë pezulluar 8 leje drejtimi dhe janë gjobitur disa drejtues automjetesh që lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.

"Janë pezulluar 6 Leje Drejtimi për shpejtësi që varionin nga 30 deri në 40 km/h më shumë se norma e lejuar brenda në qytet, 22 masa te tjera për shpejtësi pa sanksion plotësues si dhe 13 masa administrative për mos rregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme, veçanërisht ne qendrat e banuara dhe në afërsi të vendkalimit të këmbësoreve, raste të cilat janë referuar Organit Administrativ Shtetëror ne Drejtorinë Vendore te Policisë Tirane, për te cilat parashikohet një dënim me gjobe nga 10.000-40.000 te reja.

Recommended