Ora News - Bllokohen 5 makina luksoze në Kakavijë, ishin vjedhur në Gjermani e Greqi

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kakavija një pikë hyrëse e dalëse nga Shqipëria për makinat e vjedhura në Europë. Policia informon se ka proceduar penalisht 5 shtetas, ndërmjet tyre edhe një shtetas grek, për veprën penale "Trafikim i mjeteve motorike"

Në 3 ditë policia ka bllokuar 5 makina që rezultonin të vjedhura në Gjermani e Greqi dhe ishte ndërhyrë në numrin e shasisë. Dy prej tyre janë bllokuar në hyrje dhe tre në dalje.

Operacioni i kontrolleve te imtësishme të automjeteve dhe personave që lëvizin në pikën kufitare të Kakavijë, si në hyrje, ashtu edhe në dalje u bë nga policia Kufitare dhe oficerëve të Frontex-it të dislokuar në këtë pikë, prej datës 31 dhjetor 2019.

Rastet e trafikut të makinave

-Më datë 31.12.2019, në hyrje të RSH është bllokuar nje automjet i markës Opel me targa shqiptare, që drejtohej nga shtetasja E. G., nga Gjirokastra, mjet i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani dhe numri i shasisë ishte me ndërhyrje.

-Më datë 02.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një automjet i markës Mercedes Benz me targa greke, që drejtohej nga shtetasi G. N., nga Lushnja, mjet i cili rezultoi se kishte ndërhyrje mekanike në shasinë e tij dhe numri ishte i dubluar.

-Më datë 03.01.2020, në hyrje të RSH u bllokua një automjet i markës Volksëagen me targa greke, që drejtohej nga shtetasi F. D., nga Rrogozhina, mjet i cili rezultoi i vjedhur ne Greqi.

-Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua nje automjet i markës BMË X5, me targa greke që drejtohej nga shtetasi K. T., nga Athina, mjet i cili kishte ndërhyrje në numrin e shasisë dhe rezultoi i vjedhur në Greqi.

-Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një rimorkio me targa shqiptare, e cila numrin e shasisë e kishte të dubluar dhe me ndërhyrje mekanike, që e posedonte shtetasi A. K., nga Kruja.

Policia Kufitare në bashkëpunim me FRONTEX-in, vijon kontrollet jo vetëm në Pikat e Kalimit, por edhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bllokohen-5-makina-luksoze-ne-kakavije-ishin-vjedhur-ne-gjermani-e-greqi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended