Shërbimi ushtarak - (27 Mars 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Një pjesë e të rinjve shqiptarë preferojnë të pagajn shumën prej 4 mlion lekësh të vjetra në këmbim të mos kryerjes së shërbimit të detyruar ushtarak. Me ligjin e ri mund ta shtysh në vite kohën e kryerjes së shërbimit ushtarak duke paguar në vit rreth 900 mijë lekë të vjetra. Nëse nuk paraqitet në degën e mobilizimit ushtarak gjobitesh çdo ditë vonesë me 10 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë mund të rrezikosh dënimin me burg nga 6 muaj deri në 4 vjet. Mbajtja me veshje dhe ushqime të një ushtari i kushton shtetit një million e nëntëqind mijë lekë në vit.

Ndërkohë në ushtrinë shqiptare po hyn një praktikë e re. Ushtarët mund të meren me kontratë tre vjeçare me pagesë kur kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në lidhje me parktikën e re të marrjes në ushtri të ushtarëve me pagesë, nënkoloneli Arben Çuli shprehet.

Arben Çuli:- ?Kjo është në proces, do miratohen organikat edhe për ushtarë me pagesë dhe me ristrukturimin e ri të forcave të armatosura do të futet dhe do të gjej zbatim ky ligj?.

Ndërsa për motivet që i kanë detyruar të kryej shërbimin ushtarak ushtarët shpehen se më mirë është të bëjnë shërbimin ushtarak sesa të paguajn./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Recommended