Kurti nxjerr emrat e ministrave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pak orë para takimit me Presidentin Thaci ku pritet të mandatohet per formimin e qeverisë së re, Albin Kurti I ka bërë një ftese publike LDK-së që të bëjë të ditur emrat e ministrave që kjo force politike propozon për qeverinë e re.Paralelisht me këtë gjë, Kurti nepermjet nje video-mesazhi ka bërë publike 6 emrat nga ?VV? për ministra në qeverinë e re. Bie ne sy fakti qe ai eshte terhequr nga marrja e Ministrise se Brendshme qe ne fakt ishte kthyer ne molle sherri me LDK-ne.Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t?ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t?i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave?.Albin Kurti thotë se ka bërë përpjekje për të takuar Isa Mustafën por pa rezultat. E nisur nga kjo, Kurti përvec ftesës për formimin e koalicionit, I kërkon publikisht Isa Mustafës që të bëjë publike propozimet e LDK-së për ministrat në kabinetin e ri.

Recommended