Aleanca Franceze spektakël - (31 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Nga nxënësit e fillores deri tek ata të shkollës së mesme, kjo ishte mosha e interpretuesve në spektaklin e organizuar sot pasdite Aleanca Franceze e Tiranës. Ndërsa skenarist e regjizor ishin mësuesit shqiptar të Aleancës Franceze. Kjo veprimtari që zhvillohet në kuadër të javës së frankofonisë, synon ndër të tjera përhapjen e gjuhës dhe qytetërimit francez. Siç dihet prej disa muajsh vendi ynë është anëtar i familjes frankofone.

Duke filluar nga vjershat me numra e përshëndetje, duke vazhduar me këngë e poezi të Zhak Preverit, e duke e mbyllur me balet, të rinjtë e voglushët sollën gjithçka që mund të jap një shfaqe./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Category

📺
TV

Recommended