Vrasja me snajper/ Autori i maskuar si grua priti 5 orë pronarin e TV, erdhi me makinë iku në këmbë!

  • 5 years ago
RRËSHEN- Me një plan të mirëorganizuar në çdo detaj është ekzekutuar ditën e djeshme me snajper me një plumb në zemër, 47-vjeçari Kastriot Reçi, teksa Report Tv në më pak se 24 orë ka zbardhur dinamikën e plotë të gjithë ngjarjes.

Ky atentat është kryer nga dy persona, njëri shofer dhe tjetri qitës, ndërsa nga rrethanat se si është kryer vrasja, rezulton se autori ka qenë një vrasës profesionist, me pagesë. I maskuar si një grua dhe me veshje të zezë, autori ka mbërritur në Rrëshen së bashku me bashkëpunëtorin në orët e para të mëngjesit të së martës (dje, 7 janar), ka nxjerrë nga bagazhi i makinës një çantë në të cilin kishte fshehur snajperin dhe është drejtuar për te pallati i 'hasmit' të 47-vjeçarit, Tonin Gjini, nga ky ka kryer ekzekutimit, detaj ky që vërteton se vrasja ka ardhur për motive hakmarrje.

Recommended