Arrestohet 28-vjeçari qe grabiti piken e kredidhenies ne “Komunen e Parisit”
Policia e Tiranës ka zbardhur grabitjen e dy ditëve më parë, kur në ?Komunën e Parisit? në kryeqytet u vodh një pikë e kredidhënieve të vogla. Në pranga ka rënë 28-vjeçari me iniciale D.K.
Më 7 Janar rreth orës 18:30, i riu kishte hyrë në filianin e një institucioni financiar dhe nën kërcënimin e një shkopi metalik, mundi t?u merrte punonjësve shumën e parave prej 600 mijë Lekësh të vjetra. Pas ngjarjes, autori u largua me biçikletë.
Nga hetimet e shpejta të policisë në kuadër të aksionit ?Designer?, u zbardh brenda një kohe të shkurtër kjo grabitje. Nga kontrolli në banesën e 28-vjeçarit, uniformat blu sekuestruan 450 mijë Lekë të vjetra, si dhe biçikletën me të cilën ai u arratis pas grabitjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale ?Vjedhja me dhunë?.

Category
📺
TV