Ora News - Shqipëri kryeson OSBE, Rama për skeptikët: Do zbatojmë angazhimet tona

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
OSBE në drejtimin e Presidencës së Shqipërisë do të jetë transparente dhe gjithpërfshirëse. Në takimin e parë në Vienë për 2020, në lidershipin e Kryeministrit, njëkohësisht Ministrit për Evropen dhe Punët e Jashtme, Edi Rama nënvizoi rëndësinë e kësaj përgjegjësie për vendin tonë.

Gjatë një konference me sekretarin e përgjithshëm të OSBE tha se Shqipëria do të zbatojë të gjitha angazhimet sa i takon kësaj organizate. Rama u shpreh se duhet të adaptojmë instrumentet në mënyrë që të përballohen sfidat.

Edi Rama: Prandaj kuptimi i qartë i të gjitha intervenimeve ishte që përgatitjet janë të shkëlqyera dhe kjo është mjaft inkurajuese sepse sigurisht është legjitime të them që disa anëtarë edhe mund të kenë qenë pak skeptikë dhe më shumë se disa anëtarë në vendet e tyre kanë shprehur skepticizëm, për faktin sesa të gatshëm jemi ne për të përballuar këto detyra.

Kjo është ditë historike për Shqipërinë sepse është hera e parë në historinë e saj që Shqipëria ka një rol në skenën ndërkombëtare dhe sigurisht për çdo shqiptar e di rrugën ë gjatë që na duhet për të arritur deri këtu. Kjo është një arsye që ne të jemi krenarë.

"Të zbatojmë angazhimet tona së bashku". Kjo është motoja jonë dhe vendosmëria jonë. Sigurisht kjo do të thotë që të sigurojmë përputhshmëri të plotë me angazhimet e OSBE që janë zhvilluar në 45 vitet e fundit. Ne duhet të sigurohemi që akti final i Helsinkit konsiderohet akoma mjaft i vlefshëm.

Ne duhet të adaptojmë instrumentet që të reflektojmë sfidat tona, duke pasur në mendje që mos zbatimi i parimeve të aktit të Helsinkit dëmton integritetin e OSBE sepse mund të dobësojë demokracitë dhe mund të ngrejë rreziqe të papranueshme për shqiptarët.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shqiperi-kryeson-osbe-rama-skeptiket-do-zbatojme-angazhimet-tona

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended