• 4 years ago
Medalistja e vetme olimpike femër e Iranit, Kimia Alizadeh, njoftoi se është larguar përgjithmonë nga vendi i saj, duke denoncuar publikisht atë që e quante ?padrejtësi? dhe ?hipokrizi? të një sistemi politik iranian që i poshtëron atletët dhe i përdor për qëllime politike.


?A duhet të filloj me përshëndetje, mirupafshim apo ngushëllime?? shkroi 21 vjeçarja në Instagram. Largimi i saj vjeçares erdhi në kohën kur republika islamike pranoi fajin për rrëzimin aksidental të avionit ukrainas që vrau të 176 njerëzit në bord.

Alizadeh, e cila fitoi një medalje bronzi në taekwondo në Lojërat Olimpike të vitit 2016 në Rio, nuk tha se nga ku po shkruante, por në të kaluarën e kishte lënë të kuptohej se ka dashur të vendosej në Holandë. Në deklaratën e saj, Kimia e tregonte qartë se nuk dëshironte asgjë më shumë se ?sportin, sigurinë dhe një jetë të lumtur, e të shëndetshme?. Por ajo nuk dua të ulem më, shtoi ajo, në tryezën e hipokrizive, gënjeshtrave, padrejtësive dhe lajka?.

Në muajin tetor, Alizadeh hyri në listën e 100 personave më ?frymëzues dhe më me ndikim në botë? të realizuar nga BBC për vitin 2019. Lajmet për zhdukjen e saj më 9 janar ngritën shqetësime në vend, ndërsa agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA thoshte se ajo po përgatitet që të garojë në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020, por jo nën flamurin Iranian.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KimiaAlizadeh#Iran#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended