Arrestime në Tiranë për tërmetin/ Prokuroria: Shkelja kryesore, falsifikimi i dokumenteve

  • 4 years ago
Top Channel ka zbardhur ekskluzivisht, se cilat janë pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, për të cilët prokuroria lëshoi 48 urdhër arreste, e po ashtu u vunë në pranga 32 persona, mes të cilëve zyrtarë dhe funksionarë të njësive administrative.


Bëhet fjalë për pallatet e ?Gora shpk? e cila ka për pronare shtetasen Vjollca Hoxholli. Ajo është arrestuar disa herë por më parë për mashtrime, për shkak se kishte shitur disa herë të njëjtin apartament. Përveç mashtrimit të klientëve tani në CV e kompanisë së saj ka shtuar edhe cilësinë e rrezikshme. Të tjera pallate me dëmtime janë ato të Hapësira X dhe Rekord, të tre në Yzberisht, si dhe Agi Bes Halili në Liqenin e thatë dhe Haki Stërmilli në Kombinat.

Këto janë pallate për të cilat, nga hetimet, konstatohen ndryshim denstinacioni apo ndërhyrje në strukturë.

Lidhur me hetimet e nisura për këtë çështje drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës tha se zyrtarët e arrestuar janë gjetur në shkelje:

Po ashtu është mësuar se ditën e enjte, do të dorëzohet në gjykatë kërkesa për të përcaktuar masat e sigurisë për të arrestuarit. Mbi ta rëndojnë veprat penale të falsifikimit të dokumentave, shpërdorimit të detyrës dhe ndërtimeve të paligjshme./ Andi Bora/

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Prokuroria#TopChannel

Recommended