ISHTI: Bombolat e gazit te kontrollohen çdo 5 vjet

  • 4 years ago
Përdorimi i sigurt i bombolave të gazit në banesa dhe biznese duhet të bazohet tek kontrolli teknik i tyre. Riza Dokaj nga Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial shprehet se për të shmangur incidentet, bombolat duhet të kolaudohen çdo 5 vjet.
?Të gjitha bombolat që përdorin qytetarët duhet t?i kenë të kontrolluara dhe ka subjekte të licencuara që e bëjnë këtë lloj kolaudimi/certifikimi. Në çdo bombol ka të stampuara datën e kolaudimit dhe peshën që ka bombola.?
Rrjedhjen e gazit e veçon si një nga incidentet më të shpeshta në banesa dhe biznese.Dokaj shprehet se instalimi i bombolës është një element i rëndësishëm që garanton sigurinë, ndaj duhet të kryhet nga persona të autorizuar dhe jo nga vetë qytetarët.

Category

📺
TV

Recommended