Wake Up/ Shqiptarët të pakënaqur me punën, 57% në kërkim të një pune tjetër

  • 4 years ago
60% e punonjësve në Shqipëri të pakënaqur me punën e tyre. Paga, mosvlerësimi, pamundësia për të bërë karrierë dhe angazhimi në punë edhe gjatë fundjavave dhe festave zyrtare janë arsyet e pakënaqësisë. EPPC Albania & Kosovo ka kryer sondazhin e radhës për vitin 2019 ?Matja e kënaqësisë në punë dhe faktorët ndikues?. Sondazhi në Shqipëri dhe Kosovë, me shpërndarje rurale dhe urbane, kishte një kampion prej 1,528 intervistash të plota, me punonjës në kompani private dhe institucione publike.
- 60% e punonjësve në Shqipëri shprehen të pakënaqur me punën e tyre në 2019 dhe vetëm 40% ndjehen të kënaqur.
- 60% shprehen të pakënaqur nga puna në Kosovë, me një ngjyrim më të fortë mes atyre tepër të pakënaqur që janë 11% ndaj 8% në Shqipëri.
Vihet re një përmirësim në nivelin e kënaqësisë prej vitit 2017 ku punonjës të kënaqur u shprehën 36% dhe punonjës të pakënaqur 64% kundrejt vitit 2019 ku janë 40% të kënaqur dhe 60% punonjës të pakënaqur.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended