Ora News-Falsifikonin dokumente në Hipotekë, 7.8 vite burg për 5 zyrtarë, ish-drejtori del i pastër

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
7.8 vjet burg ka dhënë gjykata e Korçës për 5 ish-zyrtarë të Hipotekës të akuzuar për falsifikim dokumenteash dhe korrupsion. Ndërsa për ish-drejtorin Leftjon Bardho, çështja u pushua për mungesë provash.

Gjykata e Korçës ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me 7.8 vite burg në total 5 ish-zyrtarë të Hipotekës, të akuzuar për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

Ndërsa për mungesë provash ka pushuar çështjen ndaj ish-drejtorit Leftjon Bardho.

Të dënuar janë 5 punonjës të cilët kanë mbajtur poste të larta në këtë institucion, Erisild Gorari, Arsidesa Hysi, Erjon Qiriako, Eriston Ziu dhe Andrea Zallemi.

Për shkak të procesit me procedurë të përshpejtuar, ata përfituan ulje dënimi.

Procesi fillimisht nisi ndaj Ersild Gorarit, i cili bashkëpunoi me prokurorinë dhe zbuloi të gjithë skemën e abuzimeve dhe falsifikimit të certifikatave të pasurive në Hipotekën e Korçës.

Sipas dosjes hetimore, ish-zyrtarët e Hipotekës pajisnin me çertifikata pasurie qytetarë të cilët nuk kishin aplikuar asnjëherë dhe nuk kishin bërë asnjë pagesë për këtë shërbim.

Nga ana tjetër ata zhduknin nga arkiva e Hipotekës regjistrat hipotekorë duke i lënë në duart e personave të panjohur, të cilët plotësonin çertifikatat e pasurisë dhe i firmosnin ato duke e bërë më të vështirë zbardhjen e ngjarjes.

VENDIMET E GJYKATËS

Ersild Gorari, 4 vite burgim
Arsidesa Hysi, 3 vjet burgim
Erjon Arifi, 3 vjet burgim
Eriston Ziu, 8 muaj burgim
Andrea Zallemi, 100 orë punë të detyruar
Leftjon Bardho, mungesë provash

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/falsifikonin-dokumente-ne-hipoteke-78-vite-burg-5-zyrtare-ish-drejtori-del-i-paster

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended