Bllok bota Izrael, Peru Fujimori - (11 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Izraeli aporovon më shumë projekte ndërtimi në lartësitë Golan. Ai ka miratuar ndërtimin e 200 qendrave banimi në lartësitë Golanë. Veprmi më i fundit izraelit ndodh pavarësisht nga përpjekjet izraelit dhe Sirisë për të gjetur një formulë që do të lehtësonte fillimin e bisedimeve rreth të arthmes së lartësive Golan, të cilat izraeli i ka pushtuar në vitin 1967 pas luftës së Lindjes së Mesme dhe që Siria kërkon ti rikthehen asaj. Të dyja palët akuzojnë njëra tjetrën për pengesë të procesit të paqes.

Presidenti peruan Alberto Fuxhimori 61- vjeçar ka hedhur posht zërat se ai ka manipuluar zgjedhjet e së dielës. Fuxhimiori tha se balotazhi mund të diskutohet vetëm pas daljes së rezultateve përfundimtare zyrtare. Kandidati i opozitës Alehandro Toledo njoftoi se nuk do të njoh në kushte të tilla rezultatet e zgjedhjeve dhe përsëriti akuzat se Fuxhimori është fajtor për manipulim masiv të votave.

Një 6-vjeçar është sulmuar përbindshëm nga 4 luanë dhe ka mbetur viktimë e tyre. Ngjarja ka ndodhur në një cirk të një qyteti verilindor të Brazilit, ku gjatë shfaqes katër luanët kanë dalë nga kafazet duke humbur kontrollin dhe nuk i janë bindur më urdhrave të zbutësit të tyre. Vetëm me vrasje është ndaluar furia e luanëve ndërsa zbutësi i tyre është zhdukur./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Recommended