Ora News - Shqipëria larg koronavirusit, simptomat të njëjta me gripin

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Koronavirusi, i njohur si virusi i Kinës është i ngjashëm me gripin tradicional, por simptoma më të rënda. Në një intervistë për Rtv Ora shefja e departamentit të promocionit shëndetësore pranë Institutit të Shëndetit Publik Genta Çela thotë se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të evidentuar. Nga ana tjetër, infeksionet respiratore kanë pësuar rritje krahasuar me një javë më parë.

Asnjë qytetarë shqiptar nuk është evidentuar si i prekur deri më tani nga koronavirusi, që ka shkaktuar të paktën 17 viktima në Kinë. Në një intervistë për RTV Ora, shefja e departamentit të promocionit shëndetësore pranë Institutit të Shëndetit Publik, Genta Çela, shpjegon se simptomat e koronavirusit janë të njëjta me atë të gripit normal, por klinikisht shumë më i fortë.

Genta Çela: Është një virus i ngjashëm si virusi i gripit, por shenjat klinike janë më të ashpra dhe me komplikacione më të mëdhaja. Ne nuk kemi asnjë rast.

Por nuk mund të thuhet e njejta gjë për infeksione të tjera respiratore. Deri më tani janë shënuar rreth 12 mijë të prekur nga këto infeksione. Megjithatë mjekët thonë se situata ende mbetet normale për stinën.

Genta Çela: Jemi në një situatë ku nga java në javë numri i infeksioneve respiratore ka ardhur duke u rritur dhe po kështu edhe numri i rasteve të evidentuara me grip. Por jemi në minimumin e aktivitetit sezonal normal. Pra pritet të kemi më shumë raste brenda aktivitetit normal të gripit.

Mjekët theksojnë se qytetarët janë ende në kohë për tu vaksinuar kundër gripit, pasi qarkullimi i virusit pritet që të jetë prezent deri në muajin mars.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shqiperia-larg-koronavirusit-simptomat-te-njejta-me-gripin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended