Shoqata e Transportit protestë: Afat dy javë ministrisë dhe bashkisë të plotësojë kushtet

  • 4 years ago
TIRANE-Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka paralajmëruar sot se nëse Ministria e Infrastrukturës dhe bashkia e kryeqytetit nuk do të plotësojnë kërkesat e tyre brenda dy javësh atëherë do të bllokojnë terminalin e ri të autobusëve për linjat e Jugut dhe Veriut që u inaugurua pak javë më parë te Kthesa e Kamzës. Kreu i shoqatës Kujtim Meta deklaroi për Report Tv se problemet që hasin janë disa, duke filluar nga linjat e paligjshme, urbanët që të fillojnë punën që në orën 05:00 të mëngjesit dhe të shkojnë te terminali, por edhe të hapet rruga për të shkuar direkt në autostradë.

Recommended