Ora News - Banori në Durrës tregon frikën e përjetuar mbrëmë: Thamë se na kishte harruar tërmeti!

  • 5 years ago
#tvora #rtvoranews

Frika për një "26 nëntor të dytë" u rikthye sërish mbrëmjen e të martës te banorët e Durrësit. Lëkundjet e tërmetit shkaktuan panik, ku qytetarët lanë banesat dhe dolën rrugëve.

Pati edhe nga ata që edhe pas qetësimit të situatës, si masë sigurie natën e kaluan jashtë në makina.

"Thamë se na kishte harruar tërmeti por nuk ndodhi. E dëgjuam dhe u tmerruam. Kemi qëndruar në makinë gjithë natën" tha për Ora News administratori i një pallati në lagjen 17 në Durrës.

Pallati ku zotëria jetonte dhe njëherësh edhe kujdeset për të është boshatisur që pas tërmetit të 26 nëntorit pasi është shpallur i rrezikshëm. Por procedurat po zvarriten.

"Jemi duke pritur, na thonë se nuk ka dalë akoma ekspertiza. Por ne ekspertiza na ka dalë. Por duhet të dimë dhe ne se çfarë do të bëjmë, jemi në pritje. Mbrëmë nuk dimë se çfarë ka ndodhur. Pallati është shpallur i rrezikshëm dhe nuk mund të hyjmë brenda".

Ai tregon se ka marrë një shtëpi me qira afër pallatit që ta ketë edhe nën mbikqyrje.

"Unë kam marrë një shtëpi me qira këtu afër që të kem në mbikqyrje pallatin sepse ka disa banorë që akoma nuk kanë marrë plaçkat".

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/banori-ne-durres-tregon-friken-e-perjetuar-mbreme-thame-se-na-kishte-harruar-termeti

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended