Shkencetaret australiane drejt kures per koronavirusin

  • 5 years ago
Shkencëtarët australianë kanë zhvilluar për të parën herë në laborator, një variant të koronavirusit të rrezikshëm që po kërcënon gjithë botën pas përhapjes në Kinë. Ky zhvillim përbën hapin kryesor drejt gjetjes së kurës kundër këtij virusi.

?Virusi mund të përdoret për të vlerësuar se sa të efektshme do të jenë vaksinat dhe ilaçet në përgjithësi që po zhvillohen. Kjo na krijon po ashtu mundësinë të krijojmë gjeneratën e parë të testeve me anti-trupa, që mundësojnë zbulimin e personave të infektuar që nuk kanë shfaqur simptoma?.

Virusi që u zhvillua në laborator u mor nga trupi i një prej të prekurve në Australi, i cili ishte infektuar gjatë vizitës në Vuhanin e konsideruar si vatra e koronavirusit. Numri i viktimave në Kinë është thelluar edhe më tej duke arritur në 132. Është rritur po ashtu në rreth 6 mijë, numri i personave të prekur.

Shkencëtarët thonë se koronavirusi është i ngjashëm me SARS-in dhe është i rrezikshëm veçanërisht për të moshuarit dhe personat që kanë sëmundje të tjera. Shumë kompani ndërkombëtare fluturimesh si British Airways, United Airlines, që operon edhe në aeroportet e Shteteve të Bashkuara, etj, kanë pezulluar fluturimet drejt Kinës për një periudhë të pacaktuar. Autoritetet kineze hapën të martën spitalin e parë të dedikuar për koronavirusin me 1 mijë shtretër që ndodhet në një qytezë pranë Vuhanit.

Tv Klan

Recommended