Mumja në Irlandë/ U vra me thikë pas shpine

  • 5 years ago
Mumja më e famshme që gjendet sot në Irlandë, Takabuti u vra në të njëzetat e saj nga dikush që e goditi me thikë në shpinë pranë shpatullës së majtë, tregon studimi më I fundit lidhur me historinë që ka tërhequr kureshtje prej një kohe të gjatë.


Takabuti mendohet të ketë qenë një grua e shtresës së lartë, e cila ka jetuar 2.600 vjet më parë në zonën e Egjiptit të Lashtë ku ndodhej sot Luksori. Shkaku i vdekjes së saj ka qenë një mister për dekada me radhë, që kur u dërgua për herë të parë në Irlandë në vitin 1834. Mumja është ruajtur shumë mirë. Takabuti duket se kishte flokë kacurrele dhe dy tipare të veçanta, që shihen vetëm në një pakicë të popullsisë.

Ajo kishte një dhëmb më shumë, 33 në vend 32 që është shifra standarde, dhe kjo gjendet vetëm në 0.02 përqind të të gjithë njerëzve. Skanimi tregoi gjithashtu edhe një vertebër shtesë, edhe kjo e pranishme tek vetëm dy përqind e popullsisë. Ndryshe nga mumjet e tjera, tek ajo është gjetur dhe zemra, ndërkohë që zakonisht gjatë procesit të mufikimit, trupit I hiqeshin të gjitha organet.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Irlande#Mumja#TopChannel

Recommended