• 4 years ago
Parlamenti i Skocisë votoi për mbajtjen e një referendumi të ri për pavarësinë e Skocisë, një lëvizje kjo që pritet të ngrejë presionin politik mbi qeverinë britanike ndërsa Britania e madhe del nga BE. Ligjvënësit në Edinburg votuan me 64 vota pro dhe 54 kundër për të mbajtur një referendum të ri në mënyrë që populli skocez të vendosë nëse do të bëhet vend i pavarur.


Sidoqoftë, vota do të ketë pak efekte të menjëhershme. Një referendum me rezultat të detyrueshëm nuk mund të mbahet pa miratimin e qeverisë Britanike dhe kryeministri Boris Johnson këtë muaj refuzoi kërkesën e qeverisë skoceze për një referendum mbi pavarësinë. Johnson argumenton se plebishiti i 2014 në të cilin skocezët e refuzuan pavarësinë, ishte cilësuar si një votim që mbahet një herë në një gjeneratë dhe se duhet të qëndrojë në fuqi. Qeveria skoceze që mbështet pavarësinë, thotë se Brexiti ndryshon gjithçka.

Britania si e tërë votoi për daljen nga BE në 2016, por zgjedhësit në Skoci në një masë të madhe votuan për të qëndruar në bllok. Britania e madhe tani do të dalë nga BE të premten. Kemi vetëm pak orë kohë para se të humbasim anëtarësinë tonë në BE dhe të gjitha të drejtat që sjell kjo, tha kryeministrja skoceze Nikola Sturgeon. Për këndvështrimin tim, e vetmja mënyrë realiste që Skocia të mbetet në zemër të Europës është që ne bëhemi një vend i pavarur. Ligjvënësit skocezë po ashtu votuan për të mbajtur të ngritur flamurin e bashkimit evropian jashtë parlamentit skocez edhe pas Brexitit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Skoci#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended