Alarmi i mjekut Vargu: Spitaleve nuk u është çelur buxheti, me çfarë do e luftojmë ne virusin?

  • 5 years ago
#tvora #rtvoranews

Organizata Botërore e Shëndetit shpalli emergjencë globale për koronavirusin. Ajo që duhet të bëhet tani janë masat që duhet të marrë çdo shtet për të përballuar këtë situatë. Por a mundet që Shqipëria të luftojë virusin?

Mjeku Petrit Vargu në studion e emisionit "360 gradë" tha se Shqipëria nuk mund ta përballojë këtë situatë, kur ende spitaleve nuk i është çelur buxheti.

Petrit Vargu: Emergjencë totale nuk do të thotë që të dalë ministrja me një zyrtar të lartë dhe të thotë ne po marrim masa. Kush janë masat? Masat që sot akoma nuk i kanë hapur buxhetin, me çfarë do ta luftojmë ne? Sot që ne flasim spitalet gjatë muajit janar nuk kanë blerë një gram betadinë, rrinë me rezervat, një aspirinë nuk kanë blerë. Këto janë masat që marrin këta?! Apo dalin vetëm për të trubulluar njerëzit. E dinë që tashti sa kohë nuk ka ardhur të gjithë thonë në bëjmë këtë, bëjmë ata. Kur të vijë pastaj këtu do jemi si me tërmetin e 26 nëntorit, që na kapi pa përgatitur.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/alarmi-i-mjekut-vargu-spitaleve-nuk-u-eshte-celur-buxheti-me-cfare-do-e-luftojme-ne-virusin

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/2CKV_fjYdh8
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended