Report TV -Përfundon rehabilitimi i nënstacionit elektrik në Lushnje!

  • 4 years ago
LUSHNJE- Kanë përfunduar punimet rehabilituese në nënstacionin 110 kV të Lushnjes, një investim i Operatorit të Sistemit të Transmetimit me vlerë afro 1 milionë dollarë, i cili bëri të mundur një rikonstruksion rrënjësor të të gjithë impiantit 110 KV.

Siç njofton ministria Infrastrukturës dhe Energjisë në këtë nënstacion u ndërtua edhe sistemi i ri SCADA, i cili siguron operim të shpejt, të sigurt dhe që krijon akses për komandimin nga distanca, një risi kjo e cila vjen si pjesë e modernizmit në tërësi të sistemit SCADA për të gjithë vendin.

Category

📺
TV

Recommended