• 4 years ago
Në këtë banesë 45-vjecari Lulzim Cuku që shihni në këtë foto goditi me thikë bashkëshorten e tij Manjolën Cuku, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 23:55 minuta të së shtunës në shtëpinë e tyre në Xhafzotaj të Durrësit.

Sipas policisë Cuku e ka qëlluar 3 herë me thikë bashkëshorten e tij 33-vjeçare pas një sherri për motive të dobëta. Skena e krimit ka ndodhur në prani të 3 fëmijëve të mitur të çiftit Cuku. 2 vajzat dhe djali 2-vjeçar kanë dalë nga dhoma pasi kanë dëgjuar sherrin mes prindërve, e më pas kanë parë skenën makabre gjatë së cilës e ëma e tyre ndërroi jetë.

Menjëherë pas kryerjes së krimit Lulzim Cuku është larguar nga banesa, por është vetëdorëzuar në polici pas disa orësh në Komisariatin e Policisë së Burrelit.

Mësohet se Lulzim Cuku punonte prej vitesh në Greqi si emigrant, ndërsa bashkëshortja, Manjola, ishte shtëpiake. Familja ishte me origjinë nga Dibra, por pas viteve 90?, ata ishin zhvendosur në Durrës.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended