Report TV -Banorët në Kurbin presin përgjigje...teksa strehohen në kontejner

  • 5 years ago
Pas tërmetit të 26 nëntorit shumë familje në fshatrat e Kurbinit, vijojnë të kenë si strehë çadrat apo kontejnerët. Në një situatë të tillë është familja 8 anëtareshe e Asllan Doçit në Fushë-Mamurras të Kurbinit. Banesa e tyre u bë e pabanueshme nga tërmeti dhe që prej asaj kohe pjesëtaret e kësaj familje janë vendosur në një çadër, ndërkohë gjatë ditëve të fundit i kanë sjellë dhe kontejner.

Situata më e vështire bëhet për fëmijët e vegjël, 2 prej të cilëve janë jetim dhe për ta kujdeset gjyshi i tyre, i cili apelon për ndihmë, pasi vetë nuk ka mundësi të ndërtojë një banesë.

Recommended