Report TV - Kërcënon me kallashnikov vëllanë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

  • 4 years ago
TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi kërcënoi të vëllanë me kallashnikov. I arrestuari është S.L banues në Tiranë. Sipas policisë ky person në zonën e quajtur Lanabregas, Tiranë, kishte kërcënuar me armë zjarri vëllanë e tij Xh.L, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë në bashkëpunim me Forcat e Posaçme ?Shqiponjat? dhe ?Shigjetat? të cilët e kanë arrestuar.

Grupi hetimor ka sekuestruar në dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë) dhe fishekë luftarak. Tashmë 32-vjeçari do të përballet me akuzat për veprat penale ?Dhuna në familje? dhe ?Armëmbajtja pa leje?, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Recommended