Shpejtësi dhe shoferë të dehur! Kontrolle në aksin Tiranë-Elbasan, drager dhe radarë në rrugë

  • 5 years ago
Kontrolle me radarë dhe drager ka patur gjatë natës në rrugën interurbane ?Tiranë-Elbasan? për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si rezultat i shpejtësisë mbi normat e lejuara.


Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë dhe aparatin alkool testues, në 5 orë janë konstatuar dhe pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Drejtuesit ecnin me një shpejtësi nga nga 150 km/h ? 161 km/h, si dhe nuk kanë munguar rastet e shoferëve të dehur.

Policia arrestoi dy drejtues, të cilët u konstatuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Edhe në rrugën interurbane kryesore ?Tiranë-Durrës-Tiranë?, efektivët kanë konstatuar me anë të radarëve se drejtuesit ecnin me shpejtësi të madhe.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve duke u thënë: ? Rruga është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëj statistikë. Familja ka nevojë për TY, jo për videot e tua ku reklamohet shkelja e rregullave si model sjellje.?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Accidents#Policia#TopChannel

Category

Recommended