Stuhitë mbërthejnë Europën/ Kaos dhe dëme në disa vende

  • 5 years ago
?Ciara? apo ?Sabine?: quajeni si të doni, por vendet e Evropës janë prekur nga një stuhi e fuqishme.


Transporti është zhytur në kaos dhe shkollat janë mbyllur. Njerëz të lënduar janë regjistruar në gjermani dhe Britaninë e Madhe. Evropa veriore është pushtuar nga stuhia që po zhvendoset tani drejt jugut duke kërcënuar të trazojë edhe Ballkanin pasi ka prekur sakaq Italinë fqinje. Në gjermani, ku stuhia njihet si Sabine, shërbimet e udhëtimeve dhe eventet publike kanë qenë viktimat e para të motit. Vendi është në nivelin e dytë më të lartë të alarmit për shkak të stuhisë. Mëngjesin e të hënës, dy persona u lënduan si pasojë e pemëve të shkulura me rrënjë në qytetin Saarbryken. Era e kaloi shpejtësinë e 120 km në orë. Aeroportet anuluan ose devijuan një numër të madh fluturimesh ndërkohë edhe hekurudhat kanë raportuar probleme.

Ndërkohë, Ciara, siç njihet në Britaninë e Madhe, është stuhia më e fuqishme që ka goditur vendin që nga 2013. Zyra e meteorologjisë ka lëshuar më shumë se 200 paralajmërime për përmbytje pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtretërit.

Më shumë se 150 mm shi ra në 24 orë në veriperëndim të vendit. Moti i keq ka rrëzuar pemë dhe shtylla të energjisë elektrike duke lënë rreth 30 mijë shtëpi pa energji. Era e fortë e ka kapërcyer shpejtësinë e 150 km në orë. Në aeroporte shumë fluturime janë anuluar ndërsa kompanitë hekurudhore kanë funksionuar me orare të reduktuara. Edhe portet kanë ndërprerë aktivitetet ndërsa dhjetëra evente sportive janë anuluar. Tre persona në Skoci, raportohet të jenë lënduar. Situata ka qenë e rëndë edhe në Belgjikë, Francë, Holandë, Irlandë, Danimarkë, Norvegji etj, ndërkohë që stuhia vazhdon të zhvendoset më në jug.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#CiaraStorm#Europe#TopChannel

Category

Recommended