Wake Up/ "Mami mos publiko foto të miat në Instagram", letra e adoleshentes që u bë virale

  • 4 years ago
Unë jam një adoleshente. Nëna ime është e famshme në Instagram dhe po ashtu ka blogg-un e saj. Në këtë blogg unë dhe motra ime jemi përfshirë në çdo fazë të jetës, pra thuajse gjithmonë.
Më është bërë shumë e mërzitshme, pasi gjatë gjithë kohës nëna ime tregon se çfarë jemi duke bërë? për shembull, duke kërkuar punë, kur kemi lënë një takim apo kur jemi duke drekuar e darkuar.
Kam gjetur një faqe në internet e cila reklamon xhaketa të bëra me porosi, tek të cilat stampohen shprehje të ndryshme. Disa nga shqetësimet e mia do doja të stampoheshin aty në mënyrë që t?i ndaja me bashkëmoshatarët.
Thirrjet e mia janë këto: "Pa foto", "pa video", "Unë nuk pranoj të fotografohem", "Respekto privatësinë time", "pa kamera", "pa përfitime nga imazhi im?.
Për dikë mund të duket e pakuptimtë, por mua dhe motrës time 9 vjeç na është bërë si sëmundje dhe ndihemi shumë keq.
Nëna jonë publikon çdo lloj foto ndonëse nuk kanë ndonjë mesazh të rëndësishëm për të përcjellë. Ne nuk duam që të jemi në çdo foto dhe nuk duam që ajo të vazhdojë të publikojë foto pa na pyetur. Kjo letër është bërë virale në rrjete sociale dhe në mesin e psikologëve, pasi ky është një fenomen shumë i përhapur vitet e fundit. Gjithnjë e më shumë shohim prindër të cilët publikojnë pafund foto të fëmijëve të tyre, por a mendoni se tashmë ka ardhur momenti që të merrni leje apo t?i pyesni fëmijët nëse ata duan të jenë pjesë e ?blog-ut? apo instagramit tuaj?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended