Adrenalinë dhe emocione në natën e fundit të audicioneve të “Top Talent 3”

  • 4 years ago
Nata e katërt dhe e fundit e audicioneve të ?Top Talent 3? ishte një prej më emocionueseve, pasi konkurrentët garuan më fort më qëllimin për të kaluar në fazën tjetër, atë çerekfinale.


Mbrëmja ishte një festë plot adrenalinë, ku spikatën konkurrentët e rinj në të cilët i dhanë një tjetër dimension spektaklit.

Në kategoritë Gazetari dhe Prezantim, spikatën figura të reja televizive të cila garojnë në kërkim të ëndrrës drejt ekranit,por edhe duke transmetuar mesazhe të forta dhe aktuale.

Madje disa prej konkurentëve nuk kanë nguruar të sfidojnë dhe të vendosin në situata paksa të sikletshme anëtarët e jurisë.

Një tjetër surprizë ishte intervista e Oriela Nebiaj, e cila para pyetjeve të një prej konkurrenteve në kategorinë Prezantim foli rreth raportit të saj me kolegun e saj të Wake Up, Isli Islami.

Kategoria Interpretim ishte një nga më befasueset, duke u prezantuar me virtuozitet ne instrumenta (Pjesa e parë ? Jorgo Papa në piano, Kristel ne violin.

Talenti në aktrimi një vajze nga Roskoveci rrëmbeu entuziazmin e publikut, por la pa fjalë edhe anëtarët e Jurisë.

Numrat e baletit klasik sollën artin e rafinuar te muzikës lirike, ndërsa ritmet e kërcimeve moderne dhuruar energji dhe interpretime magjepsëse.

Nuk mungoi as muzikës popullore e cila u këndua dhe interpretua, momente të cilat dhuruan atmosferën, tingujt dhe ngjyrat e folklorit.

Batutat dhe situatat plot humor mes anëtarëve të jurisë nuk kanë munguar as këtë herë, ku Hervin Culi vendosi të heshtë dhe vetëm të shkelë pulsantin, pasi kolegët e panelit e kanë kritikuar se flet shumë.

Javët e ardhshme për të gjithë të konkurrentët e përzgjedhur në çerekfinale do të jenë akoma më të vështira dhe plot surpriza për shikuesit e Top Channel.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopTalent#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended