Ora News - OFL, duhet të deklarojnë pasurinë vëllezërit Çuçaj të dënuar në Itali për trafik droge

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Dy të dënuar nga Itali për trafik narkotikesh duhet të deklarojnë pasurinë.

Burimet bëjnë të ditur se formulari i vetëdeklarimit i është dërguar vëllezërve Altin dhe dhe Mikel Çuçaj të dënuar në Torino të Italisë për trafikim të lëndëve narkotike.

Deklarata e Policisë

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda dhe në këtë kuadër OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në vijim të veprimeve, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për ?Trafikim të lëndëve narkotike?;

M. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për ?Trafikim të lëndëve narkotike?.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ofl-zbarkon-ne-vlore-duhet-te-deklarojne-pasurin-2-te-denuar-droge-ne-itali

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended