Meta nuk përmbahet: Rilindja, bandë që po përdhunon Kushtetutën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta  insiston që qeveria po tenton të pushtojë Gjykatën Kushtetuese me qëllim instalimin e një diktature të pakicës, ndërsa shton se kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.Përmes një postimi në ?Facebook?, kreu i shtetit i bën edhe njëherë thirrje shqiptarëve që të mblidhen më 2 mars në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", për t'i dhënë një paralajmërim qeverisë, për të cilën thotë se nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.?Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie. Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" t'i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.?Meta thekson se nuk ka forcë në botë që t'i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia dhe për t'ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e vendit.?Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t'ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës. Shqipëria e para! Shqiptaria e shqiptarëve.?

Recommended