“Haklajt e Tropojës” rekord klikimesh/ Tre pjesët e Top Story, në pak ditë 1 milionë shikime

  • 4 years ago
Për tre të marta rresht emisioni investigative Top Story në top channel ka sjellë rrëfime ekskluzive dhe fakte të padëgjuara më parë në lidhje me ngjarjet e renda që tronditën Tropojë në vitet 90 dhe në fillim të viteve 2 mijë.


Dokumentarët me titull Haklajt e Tropojës sollën rrëfimin ekskluziv të Zylfie Haklajt një emër që ishte dëgjuar shumë , por shumë pak e kishin parë dhe dëgjuar. Ajo është motra e vogël e vëllezërve Haklaj të përfshirë në një histori tragjike dhe të përgjakshme vrasjes dhe hakmarrjesh.

Rrëfimet për vrasjet e shumta, lidhjet politike, kurthet dhe akuzat direkte veçanërisht ndaj ish kryeministrit Sali Berisha tërhoqën vëmendjen e publikut. Këtë etregoi edhe shikueshmëria shumë e lartë për tre javë rresht të transmetimit të tre pjesëve të dokumentarit Haklajt e Tropojës.

Rrëfimet e gjalla dhe rindërtimi i ngjarjeve të forta të asaj kohe tërhoqën vëmendjen. Shikueshmëria e lartë e këtij dokumentari duket edhe në numrin rekord të shikimeve në youtube.

I gjithë dokumentari rreth tre orë I gjatë I ndarë në tre pjesë është parë në pak ditë prej një milionë personash. Kjo është një shifër shumë e madhe për prodhimet televizive shqiptare të këtij lloji. Ndërkohë ju mund ta shikoni sërish këtë dokumentar në kanalin e Top Channel në Youtube.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HaklajteTropojës#TopChannel

Recommended