Veliaj: Kompani gjermane po investojne ne kryeqytet

  • 4 years ago
Tirana po thith gjithnjë e më shumë inevstime nga kompani gjermane. Gjatë një takimi me ish-eurodeputetin, njëherazi dhe raportuesin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, kreyabshkiaku Erion Veliaj tha se rritje e investimeve ndikon në rritjen e punësimeve.

?Të dy biem dakord se qytetet po lëvizin gjithmonë e më shumë në çështjet e punësimit, ekonomisë, të promovimit të turizmit, ndaj besoj se Tirana mund të marrë shumë shembuj nga qytete të ndryshme gjermane, qoftë nga Hamburgu, apo nga qytete të tjera, të cilat po bëjnë sot inovacione të jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur që kompani gjermane si Lufthansa ? Software, kanë zgjedhur Tiranën për të bazuar të ardhmen e tyre të kodimit, duke punësuar djem edhe vajzat tona, që vijnë nga teknologjia e informacion, shpresa jonë e përbashkët është që Tirana të krijojë gjithmonë e më shumë hapësira për këta të rinj

Veliaj vlerësoi ish-eurdeputetin për lobimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

? Jam shumë i lumtur që ai është me ne, për të avancuar kauzat progresiste, ato ku besojmë, për një shoqëri më të mirë, për punësimin e të rinjve. Ndaj, në emër të të gjithë qytetarëve tanë e falënderova me zemër për kontributin që ka dhënë për ta shtyrë dhe lobuar që Shqipëria të bëhet vend i denjë për BE?.

I rikthyer pas disa muajsh në Tiranë, ish-eurodeputeti Fleckenstein, tha se Tirana po zhvillohet gjithnjë e më shumë.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended