Report TV - Kontroll i temperaturës/ Mjekja në Kapshticë: Nuk kemi parë asnjë rast të dyshimtë!

  • 4 years ago
Masat për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga vendet e huaja janë shtuar edhe në pikën kufitare të Kapshticës. Mjekja e Përgjithshme në rrethin e Devollit e vendosur në këtë pikë kufitare tregon se nuk është vënë re asnjë rast i dyshimtë dhe pas intervistimit dhe kontrollit të temperaturës, qytetarët janë të lënë të lirë të vijojnë udhëtimin.

"Për rreth një muaj ka shërbim shëndetësor në pikën e Kapshticës lidhur me koronavirusin por pas përhapjes në vendin fqinj janë dyfishuar personelit. Ne bëjmë kontrollin e qytetarëve që kalojnë në doganë. Kemi bërë matjen e temperaturës dhe intervistimet nga 10-15 minuta. Ne kemi formularët e intervistave. Gjendja këtu shikohet nga ne dhe nga policia. Çdo qytetar kontrollohet dhe intervistohet. Personalisht mendoj se nuk ka vend për panik. Personat e ardhur nga vendet e origjinës kontrollohen edhe në vend të tjera", shpreht mjekja.

Recommended