Ora News - Frika nga koronavirusi, "blindohen" kufijtë detarë e tokësorë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Asnjë person i dyshuar me koronavirus nuk ka hyrë në Shqipëri përgjatë orëve të fundit. Ose të paktën nuk e kanë zbuluar stafet mjekësore të vendosura në të gjitha pikat kufitare të vendit ku ka nisur të zbatohet plani i përforcuar kundër përhapjes së koronavirusit.

Udhëtarët nga deti kontrollohen për gjendjen shëndetësore në tragete para se të lejohen të zbresin në portet shqiptare, si pjesë e masave të forcuara kundër përhapjes së koronavirusit.

"Na kontrolluan."

Këtë të hënë në portin e Durrësit hynë rreth 500 persona, nga të cilët askush nuk rezultoi i dyshuar.

"As panik, asgjë. Gjithësecili në punë të vet".

Shumica e pasagjerëvë vinin nga qytete italiane ku thonë se nuk kishte panik edhe pse bilanci i virusit ka shkaktuar një situatë frike.

"Këtu kemi frikë nga tërmeti, atje nga virusi".

Fluksi konsiderohet normal nga autoritetet e portit, të cilët theksojnë se kanë marrë masat për çdo situatë që mund të paraqitet.

"Nuk ka fluks të personave që hyjnë në vendin tonë".

Plani i forcimit të masave që përfshin edhe dyfishimin e personelit shëndetësor ka nisur të zbatohet në të gjitha pikat kufitare tokësore nga veriu në jug.

Kjo grua u kthye nga Milano, një prej qyteteve të prekura. Por kontrolli në Muriqan e nxori të pastër.

"Vi nga Milano, nuk kemi pasur kontrolle të tjera. Kemi qenë shumë mirë."

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/durres-500-shqiptare-kthehen-nga-italia-dyfishohen-kontrollet-koronavirusin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended