Me maska në shkollë?! Porosia e mësuesve çorodit fëmijët - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndonëse nuk ka ende një udhëzim zyrtar nga Ministria, një pjesë e mësuesve I kanë porositur fëmijët në disa shkolla të Tiranës që të paraqiten në shkollë me maska.Në këshillat e mësuesve për fëmijët mes të tjerash janë edhe këshillat për kujdes të shtuar mbi higjenen personale, larje e shpeshte e duarve, kujdes në kollitjje dhe tështimat në rastet kur janë në grup apo edhe deri tek pajisja me dezinfektant.Port ë pyetur nga Vizion Plus, nxënës të shkollave të ndryshme kanë thënë mes të tjerash se mësuesit I kanë kërkuar që të pajisen edhe me maska, si masë e shtuar nga frika e koronovirusit.Të kontaktuar nga Vizion Plus, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit thanë se nuk kanë publikuar ende një udhëzim për masat e kujdesit që duhen marrë në institucionet arsimore por kjo mund te ndodhe ne oret ne vijim..Ministrja Manastirliu tha këtë të hënë se nuk është menduar mbyllja e shkollave dhe universiteteve sepse në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast me koronavirus.Këtë të hënë gjithashtu Minstrja Besa Shahini paralajmëroi heqjen e licences për një shkollë private e cila vendosi të mbylle dy jave shkollën nga frika e koronavirusit ndonëse nuk kishte një vendim nga Ministria.

Recommended