• 4 years ago
Një shqiptar zgjidhet deputet në parlamentin e Hamburgut.


Bëhet fjalë për Sami Musën, me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, që bëhet i pari deputet me origjinë shqiptare në parlamentin rajonal. Ai ka kandiduar nën siglën e Partisë Socialdemokrate, që në zgjedhjet e të dielës mori më shumë se 39 për qind të votave duke u renditur e para në Land.

Lajmin për fitoren e Sami Musës e ka konfirmuar babai i tij, Xhelil Musa, një biznesmen në qytetin e Hamburgut. Vetë Samiu, duke falenderuar zgjedhësit, ka premtuar edhe realizimin e të gjitha objektivave të shpalosura gjatë fushatës elektorale.

Deputeti i ri i Hamburgut ka falënderuar të gjithë ndihmësit dhe zgjedhësit, me fjalët se ?votuesit janë angazhuar për demokraci?, ndësa ai premton se do të angazhohet me të gjitha mjetet për realizimin e premtimeve dhe vlerave demokratike.

?Unë nuk dua të pres që vetëm të tjerët të punojnë për mua dhe për ne, por dua të jap kontributin tim që gjërat t?i ndryshojë së bashku?, thotë për DW, Sami Musa. Faktit që Sami Musa do të jetë pjesë e parlamentit të Hamburgut, i kanë kushtuar vëmendje jo vetëm familjarët e tij apo mediat kosovare, por edhe ato gjermane, që i kanë dedikuar shkrime të veçanta deputetit të parë shqiptarë të parlamentit të Landit të Hamburgut.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SamiMusa#Germany#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended