Java e modës në Francë! Dior dhe Saint Laurent në pasarelë…

  • 4 years ago
Në ditën e dytë të javës së modës në Paris, Saint Laurent ka prezantuar koleksionin e tij më të fundit vjeshtë dimër 2020, dhe ka zgjedhur ta bëjë këtë në të famshmen Trocadero.

Krijimet e Antoni Vaccarellos, sillnin imazhin e tij për vjeshtën e ardhshme, me një shumëllojshmëri modelesh ku padyshim dominonte lateksi. Veç të tjerash edhe shumë xhaketa, pa të meta në qepje dhe me kopsa të shndritshme?Dhe për Saint Laurent në pasarelë kishte shumë emra të njohur, mes të cilëve, Kaia Gerber, në gjurmët e të ëmës.

Ndërsa stilistja e Dior-it, Maria Grazia Chiuri, duket sikur i ishte kthyer ditarëve të saj si adoleshente për të marrë frymëzimin për koleksionin e prezantuar mbrëmjen e të martës në Paris. Italiania, gruaja e parë në krye të shtëpisë ikonë franceze të modës, i zhyti spektatorët në vitet 1970 kur lëvizja për emancipimin e femrës po trondiste botën, dhe modën po ashtu.

Sipas Chiurit, veshjet e saj, ishin një rishikim bashkëkohor i dekadës që revolucionarizoi marrëdhëniet mes sekseve. Pallto, bizhuteri, çizme dhe elementë të tjerë tipikë të viteve 70, u panë në pasarelë dhe u pritën aspak keq. Yje të Hollivudit, mes të cilëve Demi Moore, Sigourney Weaver apo Rachel Brosnahan, ishin në radhë të parë mes spektatorëve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trocadero#SaintLaurent#TopChannel

Recommended