Tronditen bursat globale/ Virusi, 5 trilionë dollarë humbje

  • 4 years ago
Në shumë vende të botës, vazhdojnë raportimet për raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, ndërsa bota po përgatitet për një pandemi të sëmundjes.


Ndikimet e koronavirusit në ekonomi po rriten, pasi investitorët thanë se janë në pritje të një recesioni global, raporton Reuters.

Çmimet e aksioneve, shënuan javën më të keqe, që nga kriza globale financiare në vitin 2008, pasi ndërprerjet në zinxhirët e udhëtimit dhe furnizimit ndërkombëtar, nxitën frikën e recesionit në Shtetet e Bashkuara dhe në zonën e euros.

Paniku nga koronavirusi ka bërë që tregjet e botës të tronditen sërish, duke shënuar javën më të keqe që nga kriza financiare globale e 2008 dhe duke shënuar një humbje prej 5 trilionë dollarësh. Shpresat që epidemia e nisur në kinë të përfundojë në muajt e ardhshëm dhe që aktiviteti ekonomik të kthehet sa më shpejt në normalitet, janë dëmtuar pasi numri i rasteve në shkallë globale vazhdon të rritet. Investitorët po përpiqen të përgatiten për skenarin më të keq të mundshëm dhe rreziku më i madh është ajo që ndodh tani në SHBA dhe vendet e tjera të mëdha jashtë Azisë- thonë ekspertët. Së fundmi, edhe agjencia e vlerësimi Moody?s tha se një pandemi, do të shkaktonte recesion global në gjysmën e parë të vitit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bursa#koronavirus#TopChannel

Recommended