Luftë kundër duhanit! Francë, një paketë 10 euro

  • 4 years ago
Çmimi i një pakete cigaresh në Francë ka shënuar një rekord të ri. Një paketë mund të blihet tani për jo pak, por 10 euro.


Në Paris, duhanpirësit dhe duhanshitësit, sidoqoftë, janë të ndërgjegjshëm për rritjen e çmimit, që synon të reduktojë nivelin e duhanpirjes në Francë.

?Ne e pranojmë parimin e shëndetit publik, por autoritetet jo. Nëse duan vërtetë të reduktojnë problemin duhet ti kthejnë sytë edhe nga tregu paralel, tregu i zi që ne po na dëmton jo pak?, shprehet një qytetar.

?Më parë, një paketë kushtonte pesë euro. Mund ta blije dhe të shkoje në fast food-in ngjitur dhe të hajë diçka. Tani, duhet të paguash 10 euro. Kjo dhemb shumë. Është një krizë?, vijon një tjetër.

Kjo rritje çmimi, pa dyshim që do të japë fryte. Janë të shumtë ata që thonë se me 10 euro për paketë, nuk do të vënë më duhan në gojë, edhe pse kanë vite që e pinë.

?Për mua është shumë mirë kështu. Kam pirë duhan që kur isha 18 vjeç. Tani më vjen të pi gjithnjë e më pak. Përpara pija gjashtë apo shtatë cigare në ditë, tani, dy ose tre maksimumi??

Por çdo problem e ka një zgjidhje?Dhe ata që nuk munden të heqin dorë nga vesi, e kanë gjetur atë.

?Unë kam marrë masa dhe i blej cigaret në republikën çeke apo në Belgjikë.?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#France#Smoke#TopChannel

Recommended